Padia e Ballës ndaj liderit të opozitës, kalon në Gjykatën e Tiranës

Shqipëria

Padia e Ballës ndaj liderit të opozitës, kalon në Gjykatën e Tiranës

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 13:53
Basha- Balla

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi që padia e Taulant Ballës ndaj Lulzim Bashës për shpifje, të kalojë për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë.

Vendimi u mor gjatë seancës së sotme, ku u paraqit vetëm kreu i grupit parlamentar të PS-së, ndërsa lideri i opozitës kishte njoftuar se nuk ndodhej në Shqipëri.

Pas daljes nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Taulant Balla akuzoi Bashën se po shmang ballafazimin në gjykatë, ndërsa theksoi se do të presë momentin për t’u përballur me të.

“Lulzim Basha iu shmang edhe njëherë gjykatave, duke thënë se nuk ndodhej në Shqipëri. Unë nuk do të përballem me punonjës të tjerë, por me vetë Lulzim Bashën, në sallën e gjyqit. Atij i takon përgjegjësia për të mbrojtur deklaratat shpifëse që ka bërë në lidhje me implikimn tim në çështjen e kapjes së 3.4 milionë eurove në makinat Toyota, në portin e Durrësit. Do të jetë një proces i gjatë, por ftoj Bashën të vijë dhe të përballemi në gjykatë, për ato akuza që ka ngritur ndaj meje”, deklaroi Balla.

Më 24 qershor, në portin e Durrësit u kapën 3.4 milionë euro në dy makina Toyota, që vinin nga Belgjika. Tre ditë më herët, kreu i PD-së kishte akuzuar se paratë që po mbërrinin, kishin bekimin e Taulant Ballës, ndërsa ky i fundit reagoi duke e paditur për shpifje në gjykatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat