Mos flisni në celular kur jeni në timon, dyfish gjobë

Shqipëria

Mos flisni në celular kur jeni në timon, dyfish gjobë

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 12:14
Ilustrim

Duke folur në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, zëvendësministri i Bredshëm, Julian Hodaj u shpreh se do të kërkohet dyfishimi i gjobës për shoferët që kapen duke folur në celular ndërsa janë në timon.

 “Duhet të dyfishohet gjoba për drejtuesit e mjeteve që kapen duke folur në telefon në timon”, tha Julian Hodaj.

Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu u shpreh se drejtuesit me patenta të huaja që qarkullojnë në vendin tonë që të aplikohet gjoba maksimale dyfish i vlerës së përcaktuar në Kod për shkeljen e konstatuar, e më pas çdo drejtues ta marrë automatikisht patentën pa iu bllokuar.

“Për të shmangur sorollatjet nëpër institucione, të aplikohet dyfishimi i masës administrative për drejtuesit e mjeteve me patenta të huaja”, tha Ndreu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat