Dalja e trenit nga shinat në Rrogozhinë. “Ishte gabim njerëzor…”

Shqipëria

Dalja e trenit nga shinat në Rrogozhinë. “Ishte gabim njerëzor…”

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 10:52
Dalja e trenit nga shinat

Pak minuta pas incidentit që ndodhi në afërsi të stacionit të Rrogozhinës ku një tren doli nga shinat duke shkaktuar panik tek udhëtarët, ka folur kreu i njësisë së biznesit të udhëtarit Petrit Tabaku.

Ai tha për News 24 se bëhet fjalë për një gabim njerëzor, pasi ndërruesi i linjës e ka ndërruar para se të hynte lokomotiva.

“Dëmtime në njerëz nuk ka. Treni vinte nga Elbasani për në Durrës, në hyrje të stacionit të Rrogozhinës, ndërruesi që ndërron linjën e ka ndërruar para se të hynte lokomotiva. Është një gabim njerëzor të ndërruesit të shërbimit. Treni ka qenë në shinën tjetër. Njerëzit janë shëndoshë e mirë. Tani po hyn në linjën e duhur. Kishte rreth 40 pasagjerë, të cilët nuk kanë lëvizur, nuk ka panik, nuk ka asgjë për t’u frikësuar”, tha Tabaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat