Makinat me 3.4 milionë euro, Basha dhe Balla përballen sot në gjykatë

Shqipëria

Makinat me 3.4 milionë euro, Basha dhe Balla përballen sot në gjykatë

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 10:32
Balla- Basha

Sot në orën 13:00 Gjykata e Krimeve të Rënda ka thirrur për t’u përballur kryetarin e grupit të PS, Taulant Balla dhe kryedemokratin, Lulzim Basha.

Ky zhvillim vjen pas padisë për shpifje të bërë nga Balla për kreun e opozitës Basha.

Në lidhje me 3.4 milionë euro të sekuestruara në portin e Durrësit në dy makina Toyota Yaris, Basha u shpreh se është i lidhur deputeti i PS-së.

Ndërkohë që në përgjigje të këtyre akuzave Balla bëri kallëzim për shpifje ndaj Bashës dhe për nxjerrje të sekretit hetimor.

Për sa i përket kallëzimit për shpifje, gjyqtari Luan Hasneziri ka thirrur Ballën dhe Bashën sot në gjykatë.

Por kryetari i PD nuk do të jetë i pranishëm, pasi ndodhet në një vizitë në SHBA dhe pritet që të përfaqësohet nga avokati. Ndërsa shefi i grupit të PS, pritet që në orën 13:00 të jetë i pranishëm në seancë.

Përsa i përket padisë për nxjerrje të sekretit hetimor, Balla e kallëzoi, pasi pas deklaratës së Lulzim Bashës në Parlament në 21 qershor, se një automjet “Toyota Yaris” me 1.5 milion euro brenda po planifikohej të futej në Shqipëri, ka bërë që grupi kriminal, i cili tranportonte 3.4 milionë euro, të ndryshonte drejtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat