"Ligji për teatrin anti-ligjor, por këtu s'ka as Gjykatë Kushtetuese! Të presim reagimin e Metës"

Shqipëria

"Ligji për teatrin anti-ligjor, por këtu s'ka as Gjykatë Kushtetuese! Të presim reagimin e Metës"

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 19:17
Analisti Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja thotë se duhet të bëhet rezistencë për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Në rubrikën “Opinion” në “News24”, ai tha se tashmë pritet qëndrimi i Presidentit Ilir Meta për ligjin e Teatrit

“Projektligji për teatrin është antikushtetues që shkel shumë gjëra. Këtu Parlamenti vepron si një bandë. Dhe kjo gjë vë në dukje gjithë brishtësinë e situatës. Nëse kalohet ky ligj, i bie të ikë opozita nga Parlamenti, dhe të bëhet si një lloj anarkie. Por unë besoj se duhet të bëhet rezistencë.

Tani pritet edhe qëndrimi i Presidentit. Por mungesa e Gjykatës Kushtetuese tregon se sa e vështirë është situata në Shqipëri. Ky është sistem kriminal i një ekonomie kriminale”, u shpreh Lubonja.

Duke komentuar zërat për djegien e mandateve nga deputetët e opozitës, analisti Lubonja tha se me këtë akt, synohet t’i përcillet botës mesazhi se në vendin tonë nuk funksionon demokracia.

“Djegia e mandateve ka një kuptim, që i jep një mesazh ndoshta botës, më shumë sesa vendit, se këtu nuk funksionon demokracia. Unë ngulmoj se problemi i opozitës nuk është te djegia ose jo e mandateve, por tek një lloj jo vendosmërie që ka ajo. Në këtë kuptim, djegia e mandateve është akti i fundit për të treguar se këtu nuk kemi një situatë normale. 

Pastaj mbetet e hapur nëse Rama do të vazhdojë të qeverisë i vetëm apo do të reagojë. Por ky vendim për të prishur Teatrin është i rëndë. Është një pikë ku ose duhet rezistuar, ose jemi përpara rreziqesh të mëdha”, tha analisti Fatos Lubonja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat