PS- LSI bashkë për magjistraturën?! Vasili hedh poshtë Ballën: Zero bisedime!

Shqipëria

PS- LSI bashkë për magjistraturën?! Vasili hedh poshtë Ballën: Zero bisedime!

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 17:47
Taulant Balla- Petrit Vasili

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili hodhi poshtë deklaratën e Taulant Ballës, i cili tha se ka një komunikim zyrtar me LSI për ligjin e magjistraturës.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Vasili tha se nuk ka asnjë komunikim me mazhorancën.

Vasili: Nuk ka asnjë komunikim dhe ka zero komunikim zyrtar me PS për nisma ligjore për të cilat bëhet fjalë siç është statusi i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pra ka zero komunikim zyrtar me PS.

Vasili shpjegoi edhe mënyrën e emërimeve në drejtësi.

Vasili: Këto nisma janë shumë të thjeshta për tu kuptuar përse janë të pavotueshme. Dy nene janë për të votuar, neni i parë është që të rikthejmë KLD të jetë ai që të bëjë emërimet në drejtësi dhe Prokurori i Përgjithshëm të bëjë emërimet sërish. KLD i vlerësuar edhe nga ministrja e Drejësisë që e ka quajtur mbledhjen dhe gjithçka bën KLD faqe të zezë që do të mbyllin historinë e drejtësisë shqiptarë. Tani më thuaj kësaj faqe të zezë tia japim kompetencën që të bëjë drejtësinë e re?! Së dyti ka pasur një vigjilencë të tmerrshme të PS që ish prokurori i përgjithshëm mos bëntë asnjë lëvizje.

Po tani që erdhi prokurori me 69 vota i PS, ky  të vazhdojë të bëjë emërimet pa asnjë problem. Pra KLD e vjetër dhe prokurori i përgjithshëm ti bëjnë këto gjëra ndërkohë që u mallkuan dhe u konsideruan shkaku kryesor pse drejtësia po shkatërrohej.  Ndryshimi tjetër ka të bëjë për ti dhënë fuqi përsëri që shkolla e lartë e magjistraturës të zgjidhte ngërcin që ti jepte asaj mundësi që të vazhdonte punët e saj edhe për 2 vjet të tjera. Ligji parashikonte që këto cështje të zgjidheshin shumë mirë me dispozita tranzitore dhe këto punë do ti bëntë KLGJ dhe KLP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat