"Amacord", Policia italiane shkatërron bandën e shqiptarëve, sillnin miliona euro drogë

Shqipëria

"Amacord", Policia italiane shkatërron bandën e shqiptarëve, sillnin miliona euro drogë

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 17:02
Policia italiane ka kryer një operacion të madh anti- drogë në zonën e Ravenës

Policia italiane ka kryer një operacion të madh anti- drogë në zonën e Ravenës dhe ka vënë në pranga 6 persona, mes të cilëve dhe 3 shqiptarë.

Banda sillte në tregun e zi të Italisë sasira të mëdha droge të llojeve të forta, kokainë dhe heroinë. Droga vinte nga Shqipëria dhe më pas përpunohej në Ravena, ku dhe niste shitja e lëndës narkotike.

Media njofton se në pranga kanë rënë shtetasit e mëposhtëm (përfshirë dhe një grua, e cila ishte bashkëshortja e njërit prej shqiptarëve)

R. I., 32 vjeç, tunizian

N. I., 37 vjeç, tunizian

K. V., 32 vjeç, italiane

A. A., 42 vjeç, shqiptar

E. A., 47 vjeç, shqiptar

I. P., 38 vjeç, shqiptar.

Policia ka nisur operacionet që në vitin e largët 2015, kur në një parking të kryeqytetit u tentua vrasja e njërit prej shqiptarëve. 10 plumba u qëlluan drejt tij por mrekullisht 32 vjeçarin shqiptar nuk e kapi asnjë predhë. Tentativa e vrasjes erdhi për motive të mosmarrëveshjeve dhe përplasjeve në trafikun e drogës mes shqiptarëve e tunizianëve.

Në total policia gjatë operacionit “amacord” arriti të kapë një sasi prej thuajse 30 kilogramësh drogë, të tipit heroinë e kokainë, e cila kapte një vlerë prej disa miliona eurosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat