Pogradec, të dehurit shkatërrojnë komisariatin e policisë

Shqipëria

Pogradec, të dehurit shkatërrojnë komisariatin e policisë

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 16:52
Pogradec

Dy persona të dehur kanë shkatërruar pajisjet e zyrave të Komisariatit të Pogradecit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të së hënës, kur shtetasit me iniciale S.C. dhe B.S. janë përfshirë në një konflikt fizik me disa persona të tjerë, në lagjen 5 të Pogradecit. Banorët kanë njoftuar policinë, e cila arrestoi në flagrancë shkaktarët e sherrit.

Gjatë shoqërimit në komisariat, të ndaluarit kanë kundërshtuar dhunshëm efektivët e policisë. Pasi kanë mbërritur në rajon, dy të ndaluarit, të cilët kanë qenë të dehur, kanë thyer dhe dëmtuar pajisjet e zyrës ku po merreshin në pyetje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat