Majko largohet nga hyrja dytësore, Lesi: I bëri shurrën zjarrit që ndezi

Shqipëria

Majko largohet nga hyrja dytësore, Lesi: I bëri shurrën zjarrit që ndezi

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 14:49
Majko dhe Rama

Ministri per Diasporen, Pandeli Majko ishte sot ne Kuvend, ne nje dite te rendesishme per voten e shumices, ku PS ishte ne proven e 84 votave per te miratuar ligjin per Magjistratet.

Kujtojme se Majko kthehet sot ne Kuvend pas debatit qe pati seancen e shkuar plenare me kreun e qeverise, Edi Rama, pak para se shumica te votonte ligjin qe i hap rruge shembjes se Teatrit Kombetar.

Por, per te dale, pas seances, makina e ministrit Majko nuk u pa ne rrugen kryesore ku dalin gjithe te tjerat. Majko zgjodhi anen tjeter te daljes, pjesen nga Akademia e Shkencave.

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko u largua nga seanca e sotme plenare nga hyrja dytësore e Parlamentit.

Kurse Nikoll Lesi ka komentuar sot me anë të një shkrimi të shkurtër (firmosur me pseudonimin mediatik, Spiten Prulli) në median e tij, Koha Jonë, shfaqjen e Pandeli Majkos në podiumin e ministrave, gjatë seancës së sotme parlamentare.

Sipas Lesit, Majko pas dorëheqjes që i dha Ramës, menjëherë pas sherrit në seancën për prishjen e Teatrit Kombëtar, u mbyll në shtëpi dhe refuzoi çdo ofertë, që të tërhiqte dorëheqjen. Por ditën e sotme, ai bëri shurrën zjarrit që ndezi, shkruan Nikoll Lesi.

SHKRIMI

Pandeli Majko bëri zhurmë me ikjen nga salla e Kuvendit, javën e shkuar, kur nuk votoi projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar. U pa live nga të gjithë sherri me kryeministrin Rama dhe kërcënimi që i bënte Edi Rama në sallën e Kuvendit.

Majko iku në mesnatë dhe të nesërmen paraqiti dorëheqjen nga kabineti qeveritar. Kryeministri nuk ia pranoi.

Më pas Pandeli Majko nuk u paraqit në zyrë dhe u mbyll brenda në shtëpi. Trokitën dhe telefonuan deputetë dhe miq të tij që ti kthenin mendjen, por ai ishte i vendosur.

Burime mediatike tregojnë se edhe disa biznesmenë insistuan ti ndryshonin mendjen. Në qeveri e në PS thonin nën zë se ” na nxori telashe ky…”.

Në momentin që në rrjete sociale po e lavdëronin për veprimin dinjitoz e burrnor, këtë të hënë, Pandeli Majko hyri në sallën e Kuvendit. Eci ngadalë si ecën ai, plot me barrë mendimesh për Shqipërinë dhe Rajonin e Ballkanit, dhe u ul te karrika e tij ministrore në Kuvend.

Kaq e kishte Majko! Ndezi flakën e kundërshtimit ndaj Rilindjes dhe arrogancës së Kryeministrit, por sot i bëri shurrën vetë zjarrit që ndezi.

Majko është prapë ministër!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat