Gazmend Bardhi: Pse ndryshimi në ligjin për magjistraturën është i panevojshëm

Shqipëria

Gazmend Bardhi: Pse ndryshimi në ligjin për magjistraturën është i panevojshëm

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 13:54
Keshilltari Per Çeshtjet Ligjore prane Grupit te PD, Gazmend Bardhi

Keshilltari Per Çeshtjet Ligjore prane Grupit te PD, Gazmend Bardhi ka rënditur disa argumente se pse ndryshimet ligjore të draftit për magjistraturën ( që u shtynë sot në Kuvend) janë të panevojshme

“Ndryshimi ligjor i propozuar, është i panevojshëm, sepse situata është zgjidhur nga Gjykata Kushtetuese. Ndryshimi i propozuar në thelb injoron vendimin nr. 34/2017 të Gjykatës Kushtetuese dhe për rrjedhojë bie ndesh me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese dhe vetë nenin 179 të Kushtetutës.

Nga ana tjetër, për pranimet e reja në Shkollën e Magjistraturës, situata ka zgjidhje dhe nuk paraqet asnjë urgjencë, për shkak se në 2019 kur të jetë ngritur KLGJ/KLP (nëse PS lejon ngritjen e tyre në 2019), nëse sistemi ka nevojë, mund të caktohet që në atë vit akademik të pranohen 100 magjistratë apo edhe më shumë, sipas nevojave dhe një studimi objektiv që do të bëjnë vetë organet e reja të drejtësisë. Për pasojë, mosmiratimi i ndryshimit të propozuar nga PS nuk sjell asnjë pasojë për funksionimin normal të sistemit.

Problemi themelor i sistemit të drejtësisë sot dhe që përbën emergjencë është zgjatja e periudhës tranzitore për më shumë se 2 vjet, dhe mos ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke penguar në këtë mënyrë fillimin e funksionimit dhe zgjedhjen e SPAK, BKH, Gjykatave Antikorrupsion dhe Prokurorit të Përgjithshëm. Ngritja e këtyre strukturave është vendosur si kusht për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian në Qershor 2019. Gjithashtu, emergjente është zgjidhja e ngërçit të krijuar me mbylljen e Gjykatës Kushtetuese dhe futjen në krizë të thellë të Gjykatës së Lartë…”, argumenton ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat