Balla zbulon kush votoi me kartën e Tavos: 75 apo 74 vota nuk ndryshon asgjë për Teatrin

Shqipëria

Balla zbulon kush votoi me kartën e Tavos: 75 apo 74 vota nuk ndryshon asgjë për Teatrin

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 12:24
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS-së,Taulant Balla, akuzoi opozitën se po përdor si pretekst votimin e ligjit për Teatrin për të bojkotuar ligjin për shkollën e magjistraturës, pjesë e reformës në drejtësi.

Ai apeloi LSI të vijë në seancë për të votuar, teksa për PD tha se e di që është kundër.

Duke sqaruar votimin e së enjtes dhe peretendimet e opozitës për manipulim të votimit, Balla zbuloi se me kartën e Vangjel Tavos ka votuar një ish-deputet i LSI, Robert Bitri, tashmë deputet i pavarur.

Por Balla tha se atij i ishte lënë në tavolinën e tij karta e Tavos, duke hedhur dyshime për një skenar nga ana e opozitës për të prishur votimin.

Megjithatë për Ballën, edhe një rivotim i ligjit nuk ndryshon asgjë për Teatrin. Kjo pasi me 75 apo 74 vota, godinën e pret shembja.

Balla: Zoti kryetar, procedura që ju po ndiqni është korrekte.Ka ndodhur në disa raste të tjera në Kuvendin e Shqipërisë, ku ka një kërkesë që lidhet me procedurën e votimit dhe është Sekretariati i Votimit ai që adreson kërkesën. Përpara se ky fake neës të bëjë xhiron e të gjitha rrjeteve, dua të sqaroj se nga ana e grupit parlamentar socialist nuk ka pasur asnjë deputet që të ketë votuar në emër të një deputeti tjetër.

Sikurse deputetit të paravur Robert Bitri në vendin që ai voton i është vënë kartë e një deputeti tjetër, kamerat dhe shërbimet e Kuvendit le ta hetojnë dhe ti shkojnë deri në fund kësaj çështje. LSI dhe PD kanë detyrimin ti thonë opinionit publik arsyen e vërtetë të bojkotit të kësaj seance.Nuk ka fare lidhje bojkotimi i kësaj séance me kërkesën se në mos 75, 74 vota nëse e drejta zotit Bitri do ti hiqet me të pa drejtë sepse në fund të fundit një deputet ka marrë pjesë në këtë pjesë të sallës dhe në këtë pjesë të sallës nuk ka asnjë deputet socialist.

Çfarë dhe kush fshihet pas kqëtij skenari gjoja për të prishur votimin e ditës së enjte të gjithë e kuptojmë, le ti hedhim një sy axhendës së sotme parlamentare. Pavarësisht kësaj, unë përsëri i bëj thirrje në rradhë të parë LSI, nuk kam dyshim që PD është kundër, që sot ne duhet ta votojmë ligjin për shkollën e magjistraturës. Shqipëria duhet të japë një mesazh tjetër në rrugën e vet drejt anëtarësimit të BE, që detyrimet tona kundrejt implementimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi duhet të vijojnë. Kjo është arsyeja e këtij bojkoti.

Sa i përket procedurës, dy anëtarët  tanë të Sekretariatit të Votimit janë të gatshëm ta marrin dhe ta shqyrtojnë kërkesën por PD të paktën të ushtrojë kompetencën dhe të drejtën që për kërkesën e vet të sjellë anëtarin e vet që ka në Sekretariatin e Votimit që Sektetariati të mblidhet. Jo vetëm bojkotojnë seancën por edhe Sekretariatin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat