“Reshtohuni, mos më rrini këtu!” Përplasje të forta mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë

Shqipëria

“Reshtohuni, mos më rrini këtu!” Përplasje të forta mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 19:40
Ilustrim

Ish kryeministri Sali Berisha ka postuar këtë të dielë në rrjetin social një video të ardhur nga ‘qytetari dixhital’ ku tregohen momentet e përplasjes së një sërë qytetarave të Tiranës me disa efektivë të policisë së kryeqytetit.

Sipas Berishës, kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj po u bjedhin tokën dhe shtëpinë qytetarëve që kanë postuar dhe videon denoncuese. Nga pamjet duket se fillimisht gjithçka është e qetë, derisa në momentin kur nisin përplasjet kur policia shkon të ndërhyjë në një banesë fare pranë.

Për më tepër lexoni postimin e ish kryeministri Berisha:

Ja si ju rrembejne token e dhene me ligj hajnat Rama - Veliaj me narkopolicine e tyre!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

“Kjo gje po ndodh ne Kashare perball Emigresit. 

Kemi 3jave qe po bejm lufte me kriminelet hajdutat dhe policin e shtetit. 

po na marrin pronen me ligjin e 70501 tok babe dhe toke ligji.

Kriminelet I kane korruptur te gjith as policia nuk na mbeshtet po na dhunon.

Ju lutem na ndimoni se ata kane filluar punimet dhe ne po vritemi ketu jemi 5 familje qe kerkojm mbeshtatjen tuaj faleminderit. Po bejn mur rrethues pa leje ndertimi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat