"Xhafaj", Vasili: Arta Marku e kapur nga Rama

Shqipëria

"Xhafaj", Vasili: Arta Marku e kapur nga Rama

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 13:34
Petrit Vasili

Kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili shkruan se kryeprokurorja Arta Marku është e kapur nga kryeministri Rama, i cili sipas tij ndërhyri për të mbyllur dosjen për vëllain e ministrit të Brendshëm, Xhafaj.

Reagimi i plotë: 

Kryeprokurorja ben shejtan budallane sa here qe shkelesi i gjit eshte kryeministri.

Diten per diell, kryeministri futi duart per mbylljen e ceshtjes se audipergjimit te vellait te ministrit te brendeshem.

Kryeministri nderhyri, imponoi, manipuloi opinionin duke deklaruar se kishte kryer ai ekspertizen,se kishte marre edhe rezultatet dhe cdo gje ishte manipulim sipas tij.

Ky mashtrim shume i rende publik i kryeministrit dhe përfshirja e tij në një çështje penale te nje rendesie te jashtëzakonshme janë faje penale te pakapërcyeshme ndaj të cilëve prokurorja heshti dhe vazhdon te heshte, duke u bere edhe ajo pjese e këtij shpërdorimi kolosal te pushtetit dhe fshehjes se drejtësisë.

Si mundet dhe si guxon kryeprokurorja te fshehe,te heshte dhe te mbylle syte perpara kryeministrit fajtor.

Ky faj i kryeministrit dhe përfshirja kriminale e tij ne fshehjen e se vertetes duke perdorur postin e tij,është i njohur gjerësisht dhe ne detaje edhe ne SHBA edhe ne te gjitha kancelaritë politike europiane te nivelit me te larte,por edhe nga Shërbimet Inteligjente respektive.

Vetem kryeprokurorja hesht perpara gjithe kesaj, duke renduar se tepermi,thuajse pa kthim, poziten e saj perpara shqiptareve por edhe perpara nderkombetareve, qe kane tashme ne tavolinat e tyre kete krim shteteror.

Po ja kujtojme edhe nje here,tashme edhe me ZË DHE FIGURE se ç'tha kryeministri ne 16 maj,kur deklaroi publikisht dhe live se e kishte bere vete si verifikimin dhe kishte dale i pasteri:

"Unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare për ekspertizën e këtij incizimi,

Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore mua ajo pergjigje me mjafton, per tju thene juve se jemi por para nje akti mashtrimi te opinionit publik me nje material jo autentik".

Kryeministri pra mashtroi publikisht dhe u vetefajsua per hetime e verifikime te paligjshme te tij, me qellimin e vetem mashtrimin e opinionit,deformimin e hetimit dhe imponimin e rezultateve te tij.

Ps.Video ja ben me te lehte cdo qytetari qe te kuptoje dhunimin e ligjit nga kryeministri.

Kryeprokurorja ne se ka pas problem me leximin tani e ka me te lehte se edhe mund ta shohe edhe mund ta degjoje.

Ne se kryeprokurorja nuk e ben dhe nuk guxon te procedoje kryeministrin fajtor,

VETINGU I VERTETE I saj ,nuk do te jete ai per pasurine, por per shperdorimin e detyres dhe per mbulimin e fajeve shume te renda penale dhe publike te kryeministrit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat