Panik mes pushuesve në Dhërmi, të shtëna me armë brenda lokalit të njohur…

Shqipëria

Panik mes pushuesve në Dhërmi, të shtëna me armë brenda lokalit të njohur…

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 09:29
Dhërmi

Një konflikt mes disa pushuesve për pak sa nuk është kthyer në tragjedi në bregdetin e Dhërmiut.

Fillimisht, disa persona kanë debatuar me fjalë mes tyre dhe më pas janë përdorur armët.

 Fatmirësisht në këtë ngjarje nuk raportohet për persona të plagosur me plumba, por disa të rinj mësohet se kanë pësuar lëndime të lehta nga thyerja e xhamave nga të shtënat.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të mbrëmjes së një nate më parë.

Sipas të dhënave paraprake, bëhet me dije se është qëlluar me armë në ajër brenda një lokali të njohur.

Të rinjtë janë larguar me vrap nga vendngjarja ndërkohë policia është vënë në kërkim të tyre.

Nuk dihen ende motivet e konfliktit por dyshimet paraprake flasin për një sherr për motive banale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat