Vlahutin këshillë nga Fieri për Teatrin: Dëgjoni qytetarët tuaj, flisni për të gjetur zgjidhje

Shqipëria

Vlahutin këshillë nga Fieri për Teatrin: Dëgjoni qytetarët tuaj, flisni për të gjetur zgjidhje

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 19:44
Romana Vlahutin

Ambasadorja e BE-së në largim, Romana Vlahutin, ka komentuar debatin e fundit për Teatrin Kombëtar.

Nga Fieri, ajo ka këshilluar drejtuesit e shtetit të flasin dhe të dëgjojnë qytetarët e tyre rreth kësaj çështje në mënyrë që të ketë një vendimarrje në përfitim të tyre.

Vlahutin: Këshilla ime do të ishte: Dëgjoni qytetarët tuaj, flisni me qytetarët tuaj për të gjetur zgjidhje në përfitim të këtyre qytetarëve. Është e rëndësishme të dëgjohen qytetarët. Kur ka një vlerë emocionale duhen dëgjuar qytetarët.

Ambasadorja tha se ka marrë letra dhe kërkesa që kanë të bëjnë me këtë çështje.

Vlahutin: Jemi duke bërë një analizë të bazës ligjore.Përgjigjia jonë do të vijë pas një analize të thellë lidhur me çështjen e teatrit. Të diskutohet me qytetarët.

Parlamenti miratoi në seancën e të enjtes vetëm me votat e maxhorancës projektligjin për Teatrin Kombëtar.

Ndërsa aktualisht pritet dekretimi i tij nga Presidenti për të hyrë në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat