Kryemadhi: Shikoni sesi Rama grabit pronat e qytetarëve!

Shqipëria

Kryemadhi: Shikoni sesi Rama grabit pronat e qytetarëve!

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 17:10
Monika Kryemadhi

Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi shkruan se qytetarët në Kashar përplasen me policinë për çështje pronësie.

Sipas Kryemadhit, kryeministri Rama po grabit pronat e shqiptarëve jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethinat.

Teksa e quan Ramën një monstër politike, ajo kërkon ndaljen e tij në mënyrë urgjente.

Reagimi

Video më poshtë tregon qartë se si kryeministri po përgatit grabitjen dhe tjetërsimin e pronës së shqiptarëve, jo vetëm në qendër të Tiranës, por edhe në rrethinat e saj.

Makutëria e tij nuk njeh më asnjë kufi ligjor dhe moral!

Në mënyrë arbitrare policia është në krah të grabitësve të pronës së familjeve shqiptare, që e kanë blerë atë në përputhje me ligjet në fuqi.

Ende pa hyrë në fuqi ligji, sejmenët e Edi Ramës po i turren pronave dhe shtëpive të shqiptarëve duke vjedhur ç’të mundin. Ngjarja flagrante e shënuar sot në Kashar është vetëm fillimi i një procesi që Edi Rama e ka projektuar dhe ka nisur t’a zbatojë që nga Teatri Kombëtar e më tutje.

Kjo monstër politike që nuk njeh më asnjë kufi në vjedhje dhe grabitje duhet ndalur në mënyrë urgjente!

Papërgjegjshmëria dhe perversiteti i tij, jo vetëm politik, prej kohësh po shkatërron, jo vetëm çdo normë, ligj e moral, por tashmë po gllabëron edhe pronat e ligjshme të shqiptarëve.

Ky është momenti kur shqiptarët duhet të ngrihen dhe ndalojnë dorën e këtij satrapi, të cilin nuk e ndal dot as drejtësia e komanduar nga ai vetë.


 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat