Punë intensive për transformimin e infrastrukturës në Fier

Shqipëria

Punë intensive për transformimin e infrastrukturës në Fier

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 10:20
Ilustrim

Një punë intensive është bërë gjatë muajit qershor nga Bashkia e Fierit për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në qytet dhe në çdo njësi administrative.

Në një bilanc të punës së bashkisë gjatë muajit që lamë pas, Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi rendit ndërhyrjet kryesore ku është fokusuar puna e bashkisë në shërbim të komunitetit.

Janë disa rrugë të brendshme në qytetin e Fierit ku kanë nisur paralelisht ndërhyrjet për asfaltim dhe sistemim, ndërsa ka përfunduar ndërhyrja në disa rrugë të lagjes “15 Tetori”.

Po ashtu, për t’u theksuar është fakti se ka përfunduar asflatimi i segmentit të fundit të rrugës Fier-Seman.

Me të njëjtin ritëm po ndërhyhet edhe në rrugët e fshatrave, Libofshë, Hamil, Radostinë, Dërmënas etj.

Ndërhyrje e gjithanshme dhe një punë aktive intensive është bërë edhe për rehabilitimin e kanaleve kulluese dhe vaditëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat