Krimi shqiptar kontrollon trafikun e drogës në Itali

Shqipëria

Krimi shqiptar kontrollon trafikun e drogës në Itali

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 17:13
Foto

Krimi shqiptar po fiton territor në Itali në trafikun e drogës, raportojnë këtë të premte mediat italiane duke cituar një raport të Drejtorisë Qendrore për Shërbimet kundër drogës, në Policinë italiane.

Rezultatet e raportit për vitin 2017 tregojnë në veçanti “agresivitetin” e organizatave kriminale, marokene, nigeriane dhe shqiptare, raporton “Secolo d’Italia”.

Shqiptarët në veçanti, si provë e një hapi të madh në kapacitetin e tyre operativ, ndryshe nga grupet e tjera kriminale, kontrollojnë rrugët e trafikut për në Itali si dhe rrjetin e shpërndarjes në territorin italian”, raporton “La Repubblica”.

Më tej në artikull, përmendet një rritje e numrit të shpërndarësve të drogës të arrestuar, pjesa më e madhe të cilëve nuk janë italianë, por marokenë, shqiptarë dhe afrikanë.

Droga vazhdon të mbërrijë në Itali veçanërisht nga deti, evidenton raporti.

Marijuhana

Ndërsa “La Repubblica” shkruan se raporti tregon një rritje të konsumit dhe sekuestrimit të marijuhanës, për shkak të rifillimit të tregtisë përmes dy anëve të Adriatikut.

Kokaina

“Bashkë me Ndrangheta-n kalabreze, që falë rrjetit të saj të degëzuar e kontakteve ndërkombëtarë arrin të mbulojë një rol qendror absolut dhe qendror në trafikun e kokainës në Itali, shihet një forcim të disa organizatave të huaja të përbërë nga marokenë, nigerianë dhe shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat