Rama vizitë zyrtare në Kinë, takohet me homologun Li Keqiang. Ja për çfarë diskutuan…

Shqipëria

Rama vizitë zyrtare në Kinë, takohet me homologun Li Keqiang. Ja për çfarë diskutuan…

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 16:33
Edi Rama dhe Li Keqiang

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar për një vizitë zyrtare sot drejt Kinës, ku është takuar me homologun e tij Li Keqiang.

Në një postim në ‘Facebook’ shihet Rama bashkë me kryeministrin kinez, teksa marrin pjesë në takimin bilateral në kuadrin e Nismës 16+1.

Në këtë takim u diskutua për programin e bashkëpunimit dhe projektet sektorin e bujqësisë, turizmit dhe infrastrukturës ujore.

“Me kryeministrin Li Keqiang në takimin bilateral në kuadrin e Nismës 16+1, ku diskutuam për programin e bashkëpunimit dhe projektet konkrete në bujqësi, turizëm, infrastrukturë ujore e portuale dhe kulturë [????????] [????????] ”,– shkruan Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat