6 xhami do të restaurohen në Shqipëri pas dekadash në rrënim

Shqipëria

6 xhami do të restaurohen në Shqipëri pas dekadash në rrënim

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 10:49
Pamje nga video

Objektet e kultit në Shqipëri, që gëzojnë statusin monument kulture, konsiderohen si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore.

Pas dekadash lënie në harresë, 6 xhami monument kulture do të restaurohen.

Kryeministri Edi Rama uron mirëmëngjesi ndjekësit në rrjetin social facebook, me pamje nga xhamitë të cilat do të resturohen.

MIRËMËNGJES , dhe me këto pamje të kantiereve për restaurimin e plotë të 6 prej xhamive monument kulture në vend, ku ndërhyrja e parë tërësore pas dekadash lënie ne rrënim do të nxjerrë në dritë vlerat e tyre të jashtëzakonshme kulturore e artistike duke i kthyer ne referenca kyç të itinerareve turistike, ju uroj një ditë të mbarë “, shkruan Rama.

Restaurimit do t’i nënshtrohen Xhamia e Beqarëve dhe Teqeja e Helvetive në Berat, Xhamia e Et’hem Beut në Tiranë, Xhamia e Pazarit në Gjirokastër si dhe  Xhamia e Gjin Aleksit në Delvinë .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat