Shehi: Hoqa dorë nga pronat e mia të ligjshme, Rama kërkon të vjedhë Tiranën

Shqipëria

Shehi: Hoqa dorë nga pronat e mia të ligjshme, Rama kërkon të vjedhë Tiranën

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 19:28
Dashamir Shehi

 

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi akuzoi kryeministrin në lidhje me godinën e Teatrit.

Ai u shpreh se Teatri është e vetmja vlerë që ka qendra e Tiranës, ndërsa e cilësoi projektligjin një vjedhje të pastër.

“Ky Kuvend ka halle të tjera, por ka dhe hallet e parave. Kam pasur një tufë pronash në Tiranë dhe në Shqipëri tek viti i tretë u mërzit dhe hoqa dorë, që ishin dhe tokat e babait tim të ligjshme. Kurse ky (Rama) ka 20 vjet vetëm do të marrë atë pronën atje.

Kjo qoshe e Tiranës, jo vetëm për ne që jemi të këtij qytetit, është hapësira publike më e nderuar për t’u mbajtur. Nuk ka asnjë vend tjetër në Shqipëri që mund të jetë shkruajtur aq më shumë. Nëse ka diçka europiane ky qytet, se shumicën i shkatërroi Enver Hoxha, por nëse ka ngelur diçka që përfaqëson qytetin është kjo këtu. (Teatri). Ai nga ana e urbanistikës është i vjetër, por po qe për pallate të reja, Europa është e mbushur. Por atë se bëjmë dot.

Se bëjmë dot stadiumin ‘Qemal Stafa’. Arsyetim më idiot se ‘qenka e vjetër’. Doni të re, keni bulevardin e ri, ikni i bëni atje. Jetë në këtë qytet, ka vetëm nga universiteti tek Skënderbeu është qytet Tirana, pastaj pjesa tjetër është shndërruar vetëm në një konvikt të madh”, tha Shehi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat