Basha-ambasadorëve: Mos gënjeni veten për “peshqit”, ata janë në krahun tuaj

Shqipëria

Basha-ambasadorëve: Mos gënjeni veten për “peshqit”, ata janë në krahun tuaj

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 13:48
Lulzim Basha dhe Donald Lu

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha iu përgjigj sot edhe dy ambasadorëve, atij të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe të cilët më herët në një aktivitet me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj folën për “peshqit e mëdhenj”.

“Oqean? Mos gënjeni veten tuaj zotërinj ambasadorë se shqiptarët nuk gënjehen më! Peshqit e mëdhenj janë në krahun tuaj në çdo pritje zyrtare dhe në podium e qeverisë këtu në parlament.

Edi Rama zgjodhi krimin dhe jo Shqipërinë sepse ai nuk ka më liri për të zgjedhur. Ai nuk është thejsht një politikan i korruptuar dhe inkriminuar: ai është një politikan i kapur dhe kontrolluar krejtësisht nga krimi.

Shqipëria ka nevojë për dnryshime të thella. Por ndryshimi i parë dhe fillimi i të gjitha ndryshimeve të tjera është largimi i Edi Ramës dhe bashkë me të i regjimit të tij kriminal. Vetëm atëhere Shqipëria do të ketë sërish mundësi të shohë përpara më optimizëm”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat