Rama: E refuzoj përshkrimin e Shqipërisë si vend me krim të organizuar

Shqipëria

Rama: E refuzoj përshkrimin e Shqipërisë si vend me krim të organizuar

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 12:45
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë prezantimit të rezultateve të operacionit “Forca e Ligjit në Veprim” sot, ka deklaruar se refuzon kategorikisht që Shqipëria të njihet si vend me specifikë krimin e organizuar.

“Shqipëria jo vetëm nuk është atdheu i krimit të organizuar por në përmasën e vendit dhe problemit është një vend ku ka një problem serioz me krimin e organizuar, siç ka edhe në shumë vende të tjera të Bashkimit Evropian”, tha Rama, duke shtuar tutje se “në Shqipëri krimi i organizuar po luftohet çdo ditë e më shumë me vendosmëri”.

Rama u shpreh po ashtu se gjysma e parë e 2018-es, sjellë një pasqyrë rezultatesh shumë pozitive të Policisë së Shtetit dhe një bazë e sigurt për thellimin e luftës kundër krimit të çdo natyre.

“Është me rëndësi të mos harrohet sa herë që diskutojmë për krimin e organizuar, kriminalitetin në tërësi për paprekshmërinë dhe ndëshkueshmërinë se bëhet fjalë për një problematikë sa komplekse aq edhe të lidhur me kompleksitetin e veprimeve mes institucioneve ligjzbatuese”, tha Rama.

Nëse deri 4 vjet më parë Policia e Shteti ishte i diskretituar dhe me nivelin më të ulët të besimit të publikut, bashkë me prokurorët dhe gjykatat, sipas Ramës, sot ka një ndryshim rrënjësor në perceptimin e opinionit publik, që shpreh edhe mangësinë themelore në këtë proces për shkak të disnivelit të lartë midis asaj që bën Policia e Shtetit dhe asaj që bëjnë gjykatat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat