Ambasada amerikane publikon festimet e 4 korrikut në Tiranë

Shqipëria

Ambasada amerikane publikon festimet e 4 korrikut në Tiranë

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 18:43
Pamje nga videoja

Në kuadër të festës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar edhe festimet e bëra me këtë rast në Shqipëri.

Me interpretimet e jashtëzakonshme të Eugent Bushpepës dhe grupit të tij, Kamela Islamajt, Anxhela Peristerit dhe bandës së qytetit, është festuar 4 korriku nga ana e ambasadës amerikane në vendin tonë.

“Shijoni festimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për Ditën e Pavarësisë, me interpretimet e jashtëzakonshme të Eugent Bushpepës dhe grupit të tij, Kamela Islamajt, Anxhela Peristerit dhe Bandës së Qytetit. Gëzuar 4 korrikun”, shkruan ambasada amerikane në Tiranë.

Postimi është shoqëruar edhe me video ku shihen festimet e kësaj dite. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat