Tërmet në Shqipëri, mblidhen emergjencat civile nën drejtimin e Haki Çakos

Shqipëria

Tërmet në Shqipëri, mblidhen emergjencat civile nën drejtimin e Haki Çakos

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 12:19
Raportohet se në Tiranë tërmeti ka pasur magnitudë 5.6 ballë, ndërsa janë pezulluar punimet në të gjitha komisionet parlamentare.

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur të gjithë Shqipërinë duke futur në panik të gjithë qytetarët dhe duke shkaktuar alarm te qytetarët.

Ndërkohë që raportohet Emregjencat Civile janë mbledhur nën drejtimin kreut të ri Haki Çako.

Raportohet se në Tiranë tërmeti ka pasur magnitudë 5.6 ballë, ndërsa janë pezulluar punimet në të gjitha komisionet parlamentare.

Mësohet se lëkundjet janë ndjerë dhe në qytete të tjera të vendit si Durrës, Krujë, Shkodër, Kukës, Fier, Elbasan, etj.

Një numër shumë i madh njerëzish kanë dalë në rrugë, ndërsa derimë tani nuk raportohet që të ketë njerëz të lënduar.

Derimë tani mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Gjirin e Lalëzit, ndërsa kanë shfaqur probleme dhe linjat e telefonit. Ndoshta pasi një pjesë e mirë e qytetarëve janë përpjekur që të lidhen me familjarët e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat