Vendimi për negociatat në 2019, Fleckentesin sot në Tiranë

Shqipëria

Vendimi për negociatat në 2019, Fleckentesin sot në Tiranë

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 08:08
Knut Fleckenstein

Pas vendimit të Këshillit Europian për çeljen e negociatave të Shqipërisë në qershor 2019, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, eurodeputeti Knut Fleckenstein, ka mbërritur në Tiranë.

Ai do të marrë pjesë në një diskutim, lidhur me atë çka pritet nga Shqipëria pas 10 konkluzioneve të shpallura nga BE.

Në tavolinën e diskutimit, ku do të marrë pjesë edhe ambasadorja e BE Romana Vlahutin, do të diskutohen edhe pritshmëritë dhe detyrat e Shqipërisë, në mënyrë që të përmbushen objektivat e vendit tonë, rekomanduar në konkluzionet e fundit të raportit të Këshillit Europian.

Këshilli i Europës vendosi në 26 qershor hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë brenda vitit 2019. Lajmi u përshëndet edhe nga vendet euroskeptike brenda BE-së, siç ishte dhe rasti i Holandës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat