Shpërthimi në Bulqizë, policia jep detajet: Ja çfarë ka ndodhur

Shqipëria

Shpërthimi në Bulqizë, policia jep detajet: Ja çfarë ka ndodhur

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 22:55
Ilustrim

Një automjet në Bulqizë ka shpërthyer me lëndë plasëse tritol mbrëmjen e sotme.

Nga shpërthimi mësohet se nuk ka persona të lënduar.

Sipas policisë se automjeti ka qenë i parkuar në një lavazh kur shpërtheu me tritol.

Persona të paidentifikuar hodhën mbi kofano një sasi lënde plasëse.

Grupi hetimor nisi punën për të identifikuar dhe arrestuar personin/at që hodhën tritolin.

Informacion paraprak nga Policia e Dibres:

Rreth orës 21.40, në shesh parkimin e një lavazhi dyshohet se në pjesën e përparme të automjetit tip ‘Audi’,  është vendosur lëndë plasëse, e cila ka shpërthyer duke e dëmtuar pjesërisht mjetin.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar, Automjeti është në  përdorim nga shtetasi, banues në Bulqizë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat