Shkodër, ambasada e SHBA dhuron 31 karroca për para dhe tetraplegjikët

Shqipëria

Shkodër, ambasada e SHBA dhuron 31 karroca për para dhe tetraplegjikët

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 20:49
Ilustrim

31 karroca për para dhe tetraplegjikët e qarkut Shkoder, u dhuruan nga Ambasada Amerikane në bashkëpunim me një prej kishave katolike në këtë shtet. Ato janë punuar në fabrikë sipas përshtatjes me përmasat trupore të çdo përfituesi dhe shpërndarja u bë nga shërbimi social në bashkëpunim me zyrën e personave me aftësi të kufizuar, pranë shkollës “Ali Laçej”.

Valbona Tula, drejtoreshe e shërbimit social: Jepet pa asnjë kosto dhe kemi rregulluar që ky donancon të shkojë pranë familjes së tyre.

Tetë prej këtyre karrocave shkojnë për qendrën e zhvillimit, ndërsa bashkëpunimi është shpërndarë me shumë zyra të tjera, me qëllim lehtësimin e levizjes së ketyre personave.

Valbona Tula, drejtoreshe e shërbimit social: Një qytetar brenda rrethinave të Shkodrës ka gjetur ta gjejë një karrigë, ndërsa nga bashki të thella të qarkut Shkodër ky shërbim ka qenë i pamundur.

Kjo nuk është hera e parë që shpërndahen karroca me rrota për para dhe tetraplegjikët në Shkodër, por nevojat mbeten akoma të mëdha. Fatmirësisht muajt e fundit në shumë institucione është lehtësuar edhe aksesi për lëvizjen e këtyre personave si dhe kryerjen e shërbimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat