Të ngatërrosh rrugën për shkak të... sinjalistikës

Shqipëria

Të ngatërrosh rrugën për shkak të... sinjalistikës

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 16:02
Ilustrim

Pothuajse në të gjithë gjatësinë e rrugës Fushë Krujë-Milot mungon sinjalistika.

Udhëtarët që kalojnë në këtë aks rrugor jo pak herë përfundojnë në destinacione të gabuara nga mungesa e tabelave.

Kjo është vetëm një pjesë e aksit Fushë Krujë-Milot. Në këtë segment nuk ka sinjalistikë. E njëjta gjendje është në të gjithë gjatësinë e rrugës.

Nga mungesa e tabelave shumë drejtues automjetesh humbin orientimin.

Për të mbërritur në Mamurras shpesh herë udhëtarët përshkojnë rrugën në afërsi të Laçit dhe rikthehen sërish tek destinacioni fillestar.

Nuk ngatërrojnë rrugë vetëm përdoruesit e vjetër të saj dhe ata që banojnë pranë autostradës.

Punonjësit e mirëmbajtjes nuk i ka parë kush. Banorët e zonës akuzojnë për neglizhencë institucionet përgjegjëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat