Korriku nuk do zhgënjejë: Bëhuni gati për plazh

Shqipëria

Korriku nuk do zhgënjejë: Bëhuni gati për plazh

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 08:02
Foto ilustrim

Ky qershor mund të quhej pa frikë një muaj vjeshte.

Por korriku nuk do të zhgënjejë, së pari pushuesit.

Java e parë e tij dominohet nga kthjellimet si edhe temperatura të larta, njofton Meteolb.

Sigurisht që pasditet do të kenë zhvillim të vranësirave lokale kryesisht në zonat malore ku priten rrebeshe të shkurtra, por kjo nuk do të influencojë në fushën termike, e cila do shënojë maksimume mbi 35°C.

Ndaj bëhuni gati për plazh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat