Milionat e Toyota Yaris, dëshmia e Mollaymerit: Kam porositur me mikun tim Vladi

Shqipëria

Milionat e Toyota Yaris, dëshmia e Mollaymerit: Kam porositur me mikun tim Vladi

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Panorama publikon dëshmitë e 4 të arrestuarve lidhur me sasinë prej 3.4 milionë eurosh të sekuestruar në Portin e Durrësit.

Në seancën e sotme, prokuroria kërkoi arrest me burg për të gjithë të arrestuarit. Gjykata e Durrësit vendosi të lërë pas hekurave të pandehurit dhe shpalli moskompetencë, duke e kaluar çështjen te Krimet e Rënda, duke qenë se ndaj të arrestuarve është ngritur edhe akuza si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Në seancë, përfaqësuesi i organit të akuzës zbardhi edhe dëshmitë e personave të arrestuar.

Pjesë nga dosja

Më datë 12.06.2018 shoferi deklaron të ketë marrë një telefonatë nga pronari i tij për të marrë trajlerin në Tiranë e të niseshin bashkë me djalin e tij Klevi Canin për në Belgjikë ku do ngarkonin disa makina për t’i sjellë në Shqipëri.

Më datë 13 ata janë nisur në mëngjes herët, kanë kaluar kufirin nga Hani i Hotit në Mal të Zi, pastaj në Kroaci, Slloveni, Austri dhe Gjermani. Në datë 16 kanë mbërritur në qytetin Sherlo të Belgjikës që rezulton të ishte edhe destinacioni i tyre.

Kanë qëndruar dy ditë aty dhe kanë fjetur dy ditë në trajler në pritje të makinave.

Në këtë vend ai deklaron të ketë qënë edhe një herë tjetër.

Kur kanë shkuar atje kanë kontaktuar me shtetasin Elvis Vladi, i cili i ka ngarkuar mjetet Toyota. Me pas kanë marrë edhe 2 mjete të tjera dhe janë nisur për në Itali në portin e Anconës. Në atë moment i ka marrë në telefon Eduardi dhe iu ka thënë të shkonin në portin e Barit dhe kanë shkuar në Bari.

Personi që priste makinat në portin e Durrësit e kishte emrin Fredi, djali i xhaxhait të Vis Vladit. Ai ishte edhe personi që priste doganat për makinat dhe më pas i niste për në Tiranë. Shoferi pohon se e ka takuar një herë tjëetër këtë të fundit dhe ai ishte marrë me zhdoganimin e makinave.

***

Më datë 24.06.2018 rreth orës 09.40 nga kontrolli i mjeteve që ndodheshin në karrotrecin Bizzare me targa AA120SP dhe AFR559 në pronësi të shtetasit Cani dhe me drejtues Agim Çeka të cilët në momentin e kapjes ndodheshin të dy në automjet duke u futur nga PKK Porti i Durrësit me linjën e tragetit Bari Durres kanë konstatuar një shumë të madhe parash të fshehura në dy nga automjetet  e ngarkuara në dy karrotreca. Në këtë automjet ndodheshin të ngarkua nëntë autovetura ku 8 prej të cilave Toyota, një e tipit Alfa Romeo.

***

U pyet në cilësinë e person ndaj të cilit zhvillohen hetime shtetasi Klevi Cani i cili ka deklaruar pak a shumë të njëjtat gjëra si dhe drejtuesi i mjetit Çeka dhe mohon të ketë lidhje me ketë ngjarje.

Gjithashtu nga ana e policisë gjyqësore me porces verbal u bë sekuestrimi i automjeteve, telefonave dhe sendeve të tjera të cilat kishin me vete personat nën hetim.

***

Është pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet shtetasi Mollaymeri i cili deklaron se ka një aktiviteti privat, servis për makina. Ai deklaron se rreth një muaj më parë ka porositur disa makina të tipit Toyota nëpërmjet mikut të tij i cili quhet Alfred Vladi nga Tirana.

Këto makina i gjenin në internet dhe Alfredi i porosiste jashtë Shqipërisë. Këto makina pasi i kanë porositur i kanë ardhur dhe ka shkuar dhe i ka marrë në Doganën e Tiranës duke bërë dhe zhdoganimin.

Në lidhje me porositjen e Toyota të sekuestruar më datë 24.06.2018 mohon ti ketë porositur në këtë rast. Ndërkohë nga këqyrja e aparateve celular mohon se ky shtetas ka komunikuar me shtetasin Alfred Vladi.

***

Është pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet  shtetasi Edi Lika i cili deklaron se ka një aktivitet privat me djalin e tij Klevis Cani. Ata kanë në pronësi kamionin bizar ose transportues makinash të cilin e ka blerë në muajin janar të vitit 2018. Ai deklaron se kanë hapur një adresë në instagram që është “Autotranport Europa” dhe nëpërmjet kësaj adresë dhe njohjeve të tyre marrin porosi nga persona të ndryshëm që janë të interesuar të sjellin makina në Shqipëri.

Ai ka deklaruar se makinat që kanë qenë të ngarkuara në traljer këtë rrugë, janë marrë shtatë copë të llojit Toyota në Bruksel, një makinë tip Alfa, është ngarkuar në Liezh, kufi me Gjermaninë, dhe mjeti tip Opel, është ngarkuar në Aechen, në Gjermani, kufi me Belgjikën. Automjetet Toyota ishin porositur nga një shtetas që quhet Frefi, i cili ka një biznes në Laprakë, Tiranë ku jep makina me qera.

Në lidhje me ngjarjen ai mohon të ketë lidhje me këtë ngjarje dhe deklaron se porositësit të këtyre mjeteve ka qenë shtetasi Alfred Valdi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat