“Toyota”-t me euro, 4 të arrestuarit dalin para gjykatës

Shqipëria

“Toyota”-t me euro, 4 të arrestuarit dalin para gjykatës

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 14:34
Katër të arrestuarit janë Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri.

Kanë dalë sot para gjykatës në Durrës katër personat e arrestuar të dielën për pastrim parash.

Katër të arrestuarit janë Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri.

Tre milionë e 366 mijë e 800 euro, 80 mijë franga belge, e mes tyre edhe 100 euro false u sekuestruan nga policia në sediljet dhe dyert e dy “Toyota”-ve, të cilat zbarkuan në Portin e Durrësit me një trajler “bizart” ditën e diel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat