Sa do të zgjasin reshjet në Shqipëri, flet meteorologia!

Shqipëria

Sa do të zgjasin reshjet në Shqipëri, flet meteorologia!

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 09:59
Ilustrim

Meteorologja Rezarta Xhakollari bën me dije se Europa Juglindore po vazhdon të ndikohet nga një shtjellë ciklonike e pozicionuar në detin Jon e cila po mban në vendin tonë dhe Kosovë mot të paqëndrueshëm dhe temperatura poshtë normës se muajit Qershor.

Ditën e sotme moti do të mbetet i paqendrueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të pasohen nga reshje shiu në mesditë dhe gjatë pasdites me intensitet më të lartë në zonën lindore të shoqëruara dhe me rrebeshe.

Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdetin e Adriatikut. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 10/18°C

Zonat e ulëta 16/24°C

Zonat bregdetare 16/25°C

E Mërkurë 26 Qershor 2018

E Enjte 28 Qershor 2018

Ditën e enjte,  vendi ynë do të mbetet me mot të paqëndrueshëm me alternime kthjellimesh në ultësirën Perëndimore në orët e para të ditës, ndërsa mesdita do të karakterizohet me vranësira të cilat do të pasohen nga rreshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive të izoluara.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SË) me shpejtësi 8 m/sek në bregdetin e Adriatikut. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehtë.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 11/20°C

Zonat e ulëta 16/26°C

Zonat bregdetare 17/26°C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat