Punimet në autostradën Tiranë – Durrës, “makthi” për turistët do vazhdojë pa afat

Shqipëria

Punimet në autostradën Tiranë – Durrës, “makthi” për turistët do vazhdojë pa afat

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 14:01
Ilustrim

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se grafiku i punimeve për fazën e pestë të rehabilitimit të segmentit rrugor “Durrës-Tiranë” nuk mund të arrihet sipas parashikimit dhe njoftimit të dhënë më herët për shkak të reshjeve të shiut.

Sipas ARRSH, aktualisht Ura e Dajlanit-Shkozet vazhdon të jetë e bllokuar dhe do të përfundoje brenda ditës së sotme. Segmenti rrugor Mbikalimi i Shkozetit – Sukth, (drejtimi Durrës-Tiranë) aktualisht është i hapur për përdoruesit e rrugës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në orët e mëvonshme do të bëhet një njoftim të dytë për vazhdimin e punimeve në ditën e nesërme e më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat