Fshati pa rrugë!

Shqipëria

Fshati pa rrugë!

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 10:20
Fshati Mustafe

Banorët e fshatit Mustafe në qarkun e Dibrës duan rrugë të shtruar.

Ata kanë dërguar në “Ti Raporton” në Top Channel pamje nga rruga e rrezikshme që duhet të përshkojnë për të dalë dhe hyrë në fshatin e tyre.

Në raste urgjence të sëmurët e fshatit Mustafë e kanë të vështirë të mbërrijnë në spital. Banorët thonë se kanë trokitur në shumë dyer, por nuk kanë gjetur zgjidhje.

Ajo çfarë kërkojnë është asfalt për rrugën dhe mbushjen e gropave që u shkatërrojnë makinat dhe u vënë jetën në rrezik çdo ditë.

Gjatë dimrit rruga ngrin, ndërsa në verë shndërrohet në kanal vaditës për tokat rrotull saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat