Balla i përgjigjet Bashës: E ktheve opozitën në teatër babalesh

Shqipëria

Balla i përgjigjet Bashës: E ktheve opozitën në teatër babalesh

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 16:15
Taulant Balla

Pas akuzave të Bashës se fshihet pas 3,4 milionë eurot të kapura në portin e Durrësit, reagoi edhe Taulant Balla.

Ai shkruan se Basha është njeriu që e ktheu opozitën në një teatër babalesh.

“O Babale! Mjerë kush të beson ty akoma dhe taksirati ynë që kemi përballë një opozitë që e ktheve në teatër babalesh!”, shkruan Balla.

Balla shprehet se kjo ishte shfaqja e radhës e Bashës që nuk mban dot llastikun e brekusheve

“Je kaq i mbaruar o Babale sa tani nuk ke me këllqe as të shtrëngosh llastikun e brekusheve të rrenave, që të bien përditë në sy të miletit dhe ti hiç s’do me dit, po vazhdon si budallai i fshatit… Hajde Babale hajde, fli gjumë tani fli se për sot e dhe shfaqjen e rënies së brekusheve”, shkruan Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat