Thasët me euro nga Belgjika, mbaron numërimi, zbulohet shuma që u bllokua në dy makinat

Shqipëria

Thasët me euro nga Belgjika, mbaron numërimi, zbulohet shuma që u bllokua në dy makinat

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 08:31
Durrës

Ka përfunduar numërimi i sasisë së eurove të bllokuara dje në Portin e Durrësit, e cila po transportohej nëpërmjet dy makinave tip “Toyota”, raporton Panorama.

Gazetari i Panorama bën me dije se nga burime nga grupi i hetimit bëhet fjalë për 3.470 mijë euro.

Paratë u numëruan pa makineri numërimi dhe nga analiza që u është bërë nuk rezultojne false.

Hetuesit thone se eurot u gjetën me katër thasë të vegjël në dy mjete Toyota, që ishin ngarkuar me shtatë mjete të tjera për transport.

Mjetet, sipas hetimeve vinin nga Belgjika, kaluan tranzit në Itali dhe u bllokuan në Durrës pas njoftimit te Interpol Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat