Sheshi “Skënderbej”, Rama: Xhevahir i Europës, faqe e bardhë për Shqipërinë

Shqipëria

Sheshi “Skënderbej”, Rama: Xhevahir i Europës, faqe e bardhë për Shqipërinë

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 07:51
Sheshi “Skënderbej”

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar trofeu europian të sheshit “Skënderbej”, si një faqe të bardhë në historinë e Tiranës dhe Shqipërisë së Rilindjes Urbane.

Në ceremoninë e organizuar për sheshin “Skënderbej” pas marrjes së çmimit në Barcelonë, Kryeministri, Edi Rama në fjalën e tij tha se “është legjitime që sot ta kremtoj këtë trofe të rëndësishëm dhe krejt të veçantë për Tiranën dhe Shqipërinë, bashkë me përfaqësuesit, bashkë me ekipin e arkitektëve, skuadrës realizuese dhe punëtorëve të thjeshtë dhe padyshim te ata që besuan te ky projekt që nga konceptimi deri më sot te realizimi i një vizioni të transformuar për Tiranën dhe Shqipërinë.

Më tej, Kryeministri shtoi se ky shesh për shumë e shumë dekada të historisë së vet ka qenë një shesh betejash politike.

“U kthye në një shesh betejash të tillash me kosto të humbura financiare për ta zhdukur dhe mbuluar me tamponin jeshil, që për fat të mirë i takon të shkuarës.

Mbi historinë e këtij projekti mund të bëhet një libër i tërë, por jo vetëm unë por dhe të tjerë mund ta bëjnë librin e një rilindje urbane e sheshit “Skënderbej”, theksoi Kryeministri Rama. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat