Rinis dhënia e tokave me qira

Shqipëria

Rinis dhënia e tokave me qira

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Pas një bllokimi prej më shumë se 6 muaj, qeveria do të rinisë në muajin korrik dhënien e tokave shtetërore me qira. Abuzimet e bëra ndër vite me këtë proces detyruan qeverinë që të shtrëngojë kriteret për përfituesit, si dhe të rrisë ndjeshëm monitorimin e zbatimit të kontratave.

Nga viti 2014, Ministria e Bujqësisë ka lidhur 49 kontrata me individë apo sipërmarrës, të cilët kanë marrë 3500 ha tokë bujqësore. Por sipas një auditi të kryer rezultoi se 111 ha dyshohej të ishin dhënë në mënyrë abuzime familjarëve të Klement Balilit. Ndaj me ndryshimet e kryera, qeveria synon të rrisë më shumë transparencën në këtë proces,

Për të përfituar tokë shtetërore me qira aplikuesi duhet të paraqesë një plan biznesi me qëllim zhvillimin e saj.

Kanë mbetur 13 mijë ha tokë për t’u ndarë ndaj me rinisjen e procesit ato të do të jenë në dispozicion të të interesuarve.

Çmimet për tokën me qira vlerësohen në bazë të prodhimtarisë së saj. Ato niseshin minimalisht me 6 mijë lekë deri në 27 mijë lekë për ha në vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat