Tatimet kontroll turizmit! Do verifikohen 20 mijë, hotele, restorante dhe biznese

Shqipëria

Tatimet kontroll turizmit! Do verifikohen 20 mijë, hotele, restorante dhe biznese

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 21:05
Ilustrim

Administrata Tatimore ka nisur një fushatë të gjerë kontrolli mbi bizneset e lidhura me turizmin.

Përmes një njoftimi zyrtar Drejtoria e Tatimeve njoftoi se gjatë verës së këtij viti do të kontrollohen në terren më shumë se 20 mijë hotele dhe restorante si dhe biznese të tjera që kryejnë aktivitet në fushën e turizmit.

Sipas Tatimeve, këto biznese do të kontrollohen për dokumentimin e mallrave që kanë në gjendje, lëshimin e kuponit, deklarimin e punonjësve si dhe nëse janë të regjistruara në Qendrën Kombëtare të biznesit.

Kontrolli i gjerë mbi bizneset e turizmit është paralajmëruar që më parë nga administrata tatimore, për shkak se nga analiza e riskut ky sektor rezulton ndër më problematiku për shkallën e informalitetit.

Vitet e fundit turizmi ka shënuar një ecuri më të mirë se sa sektorët e tjerë të ekonomisë. Sipas INSTAT, në tre muajt e parë të këtij viti, shitjet e raportuara nga hotelet u rritën më 20.6 për qind krahasuar me një vit më parë, ndërsa numri i deklaruar i punonjësve u rrit me mbi 15 për qind.

Në fund të vitit të kaluar qeveria miratoi një ulje të ndjeshme taksash për hotelet, çka duket një faktorë shtesë që i ka nxitur këto subjekte të deklarojnë më shumë taksa.
Por pavarësisht rritjes së volumit administrata tatimore vlerëson se ende një pjesë e madhe e hoteleve, restoranteve dhe bizneseve të tjera të lidhura me turizmit kryejnë aktivitet informal dhe nuk paguajnë plotësisht detyrimet që ju takojnë. Ndaj shumica e këtyre bizneseve veçanërisht ato që raportojnë xhiro më të ulëta se mesatarja do të kontrollohen fizikisht në terren.

Për të qenë të regjistruar si biznes në QKB dhe në administratën tatimore; për dokumentimin e mallrave gjendje apo në transport; për të lëshuar kupon tatimor apo faturë tatimore për çdo transaksion që tatimpaguesi kryen me klientët e tij; për të regjistruar të gjithë punonjësit e angazhuar në biznes me kohë të plotë apo të pjesshëm; për të afishuar çmimet e shitjes së mallrave apo të shërbimeve të ofruara.
Ndonëse bizneset e turizmit kanë raportuar rritje të xhiros në tre muajt e parë të vitit, administrata tatimore njoftoi se do kontrollojë 20 mijë hotele dhe restorante në terren.
Burimet nga Tatimet thonë se kontrollet janë pjesë e fushatës së paralajmëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat