Refugjatët në Shqipëri? Manjani: Tajani t’i presë në sallën e PE-së

Shqipëria

Refugjatët në Shqipëri? Manjani: Tajani t’i presë në sallën e PE-së

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 14:45
Ylli Manjani

Zërat se Shqipëria mund të kthehet në një kamp gjigant refugjatësh nga Siria dhe Afrika Veriore çdo ditë vijnë duke u forcuar.

I fundit që e ka konsideruar Shqipërinë si vendin e duhur ka qenë presidenti i Parlamentit Europioan, Antonio Tajani.

Ky i fundit tha për mediat gjermane se e shikonte vendin tonë, si të duhurin.

Por pas kësaj deklarate ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë, që i ka sugjeruar Tajanit që refugjatët ti marrë në sallën e Parlamentit Europian e jo në Shqipëri.

Postimi në Twitter i Ylli Manjanit:

Se ç’është njëfarë Tajani, që e shihka Shqipërinë si vend grumbullimi Refugjatësh!

President i Paralamentit Europian- thonë se është!

Ti presë te salla e parlamentit që drejton!

Aty rrinë zyrtarë kot! Nuk kanë fuqi të vendosin për BE, ndaj s’ka se si te vendosin për Shqipërinë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat