As Lindës e as Anetës, Rama ulet në gjunjë e i puth duart kësaj gruaje

Shqipëria

As Lindës e as Anetës, Rama ulet në gjunjë e i puth duart kësaj gruaje

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 13:46
Edi Rama dhe Efrosina Papa

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njihet për sulmet e tij të vazhdueshme ndaj medias dhe gazetarëve duke i quajtur ato “kazan”.

Por Rama i ka habitur të gjithë me gjestin e tij, natën e mbrëmshme ai ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar për 20-vjetorin e gazetares së terrenit Efrosina Papa.

Kryeministri Edi Rama ka surprizuar gazetaren me prezencën e tij por edhe i ka habitur të gjithë duke u ulur në gjunjë Efrosinës duke i puthur dorën.

Kryeministri i është ulur në gjunjë gazetares së terrenit në Vlorë, e cila ka 20-vite që e ushtron këtë profesion dhe ka bërë 36 800 kronika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat