Moti i keq, dëmtohet nënstacioni elektrik në Kombinat

Shqipëria

Moti i keq, dëmtohet nënstacioni elektrik në Kombinat

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 11:45
Kombinat

Rreth orës 3 pas mesnate, Tirana u përfshi nga një mot i keq me rrebeshe shiu dhe shkreptima.

Si pasojë e shkarkesave atmosferike, është dëmtuar nënstacioni elektrik i Kombinatit

Nga fotot shikohet shëmbja e një pjesë të godinës dhe djegia e pajisjeve 35kV bashkë me transformatorin.

Punonjësit e OSHEE, sektori i avarive “tensioni i lartë” kanë kryer manovrimet e para duke mundësuar furnizimin me energji elektrike nga linja të dyta unazore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat