“Kam parë tmerrin me sy”, rrëfimi pas aksidentit të rëndë në Rinas

Shqipëria

“Kam parë tmerrin me sy”, rrëfimi pas aksidentit të rëndë në Rinas

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 10:05
Pamje nga video

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur rreth një orë më parë në aksin Rinas-Kashar.

3 automjete janë përfshirë në aksident, mes tyre një makinë e tipit “Ford”, një automjet tip “Golf” dhe një furgon tip “Benz”.

Sipas informacioneve zyrtare, 6 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa një 23-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë.

"2 makina jane ndare ne dysh, isha ne momentin qe u be aksidenti kam pa tmerr 15 minuta nuk kishte ambulance u vonua shume, shikojini si jane shtrire…”, raporton nj?7 qytetar tek "joq".

“Më datë 2306.2016, rreth orës 06:40, në rrugën e Rinasit janë përplasur tre mjete ku për pasojë janë dëmtuar 6 shtetas (S. B., 29 vjeç, A. B., 28 vjeç, O. M., 23 vjeçe, R. M., 22 vjeç, G. V., 22 vjeç, R. H., 51 vjeç).

Shtetasia O. M., 23 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa shtetasit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat