Thirrja e Bashës: Mos e dëgjoni Edi Ramën, po ju gënjen

Shqipëria

Thirrja e Bashës: Mos e dëgjoni Edi Ramën, po ju gënjen

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 07:51
Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar mbrëmjen e sotme në lidhje me deklaratat e Edi Ramës se janë ulur taksat.

Me një video në Facebook, Basha ka treguar me shifra konkrete se sa është rritur taksa e ndërtesës

‘Kush dëgjon Edi Ramën të flasë për taksa më të ulëta, e di se ai gënjen paturpësisht!

97% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa.

Me taksën e re të ndërtesës bizneset po paguajnë 2-4 herë më shtrenjtë.

E vetmja zgjidhje për shpëtimin e çdokujt që refuzon të grabitet nga qeveria dhe bashkia është bashkimi me PD dhe alternativën tonë për taksat më të ulëta në rajon’, shkruan Lulzim Basha në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat