Refugjatët në Shqipëri, Kreshnik Osmani: Rama po përgatit terrenin për ti sjellë

Shqipëria

Refugjatët në Shqipëri, Kreshnik Osmani: Rama po përgatit terrenin për ti sjellë

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 22:16
Kreshnik Osmani

Kreu i Partisë Shqiptare Atdheu, Kreshnik Osmani, duke folur në studion e Syrit eshtë shprehur se Edi Rama me njerëzit e tij po përgatit terrenin për të sjellë refugjatët.

I pyetur nga gazetari Alen Xhelili, për deklaratat e Ramës dhe shkrimet e medieve ndërkombëtare, Osmani është shprehur se ‘me këto deklarata po drogohet populli’.

‘Është një çështje madhore që kërkon vëmendjen e politikës. Po ti kthehemi strategjisë së policisë kur ka evente të mëdha edhe krimi rritet.

Gjithë shqiptarët sot po shohin futboll dhe janë të lodhur nga varfëria, skëterra ekonomike ku i ka futur qeveri dhe nuk duan të ja dinë se çfarë po ndodh me vendin.

Qeveria duket se e ka gjithë hapësirën e nevojshme për të bërë çtë dojë sepse ky është momenti më i mirë se shqiptarët nuk janë vigjilentë.

Kur ta humbin Shqipërinë plotësisht do të zgjohen. Ajo që po ndodh është se Rama po kërkon që ti vejë njerëzit në gjumë e për ti droguar. Kemi një konfuzion të plotë në atë që qeveria thotë e bën.

Këtu është një lojë fjalësh që po bëhet nga qeveria.

Rama po përgatit terrenin në Shqipëri për të sjellë refugjatët. Ky është problem i Europës është një problem më i madh se Shqipëria.

Europa po ndihet nën presionin e gabimeve që ka bërë vetë’, tha Kreshnik Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat