Reshjet e pazakonta sot në Tiranë, çfarë thonë meteorologët

Shqipëria

Reshjet e pazakonta sot në Tiranë, çfarë thonë meteorologët

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 21:22
Ilustrim

Shiu i pazakontë i rënë sot në Tiranë, i ngjan një mini-stuhie tropikale. Sipas sinoptikanes, Tanja Porja, në 60 minuta kanë regjistruar 62.6 mm shi, sasi sa norma mujore për qytetin e Tiranës.

Porja: Mini-stuhi tropikale në Tiranë: 60 minuta kanë mjaftuar për të regjistruar 62.6 mm shi, sasi e cila është sa norma e reshjeve mujore për qytetin e Tiranës (norma mujore 63 mm). Intensiteti maksimal i reshjeve është vrojtuar në intervalin 14:30 – 14:50, kohë gjatë së cilës është vrojtuar maksimumi i aktivitetit dinamik të atmosferës duke diktuar lëvizje të fuqishme vertikale të ajrit dhe për pasojë stuhi breshëri me diametër nga 1.5 në 3 cm. Po ashtu, ka patur një thyerje të thellë prej 10.2°C, të fushës termike ku në vetëm 1h, temperaturat janë ulur nga 28.9°C në 18.7°C.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat