Rama nga Himara: Investime direkt në turizëm jo kredi

Shqipëria

Rama nga Himara: Investime direkt në turizëm jo kredi

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 18:44
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama kërkoi nga Himara që të aplikohet për programet për zhvillimin e turizmit duke marrë paratë në dorë dhe jo kredi.

Rama: Është një sektor ku qeveria do investojë direkt, jo me kredi, por me para në dorë, pa kërkesën për kthim të projekteve që shkojnë në këtë drejtim. Ne kemi një program të veçantë që synon bashkëpunimin financiar për të gjithë ata që janë të interesuar të ndërtojnë bujtina të vogla në shtëpitë e tyre për të bërë agroturizëm. Nuk është vetëm buxheti ynë, por edhe fondi i mbështetjes i BE-së, që Shqipëria e merr për herë të parë. Janë 11 mln euro në dispozicion për t'u investuar për projekte familjare apo në grup për agroturizëm. Ne kemi një program të tërë për informimin dhe kemi ngritur tani strukturën mbështetëse, në mënyrë që qytetarët të fitojnë nga këto projekte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat