Vlahutin: Duhet ndaluar urgjentisht legalizimi i ndërtimeve të paligjshme

Shqipëria

Vlahutin: Duhet ndaluar urgjentisht legalizimi i ndërtimeve të paligjshme

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 16:45
Romana Vlahutin

Ambasadorja e BE-së në vendin tonë Vlahutin deklaroi sot se është urgjente të ndalohet legalizimi i objekteve të paligjshme si dhe kërkoi vendosje penalitetesh të rënda për përfituesit e paligjshëm të pronave.

Ndërsa ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj paralajmëroi ngritjen e një agjensie unike për integrimin e proceseve që lidhen me pronat.

Vlahutini: Zgjidhje ka, parimet janë të qarta, ajo që është e nevojshme është dialogu dhe marrëveshja e të gjitha palëve të interesuara për të gjetur rezultatet të gjithëpranuar e të qëndrueshme.

Praktika europiane ka treguar se 100% kompensim për pronarët e shpronësuar nga ish regjimet nuk është i mundur dhe ka nevojë për kompromis. Një tranzicion kaq i gjatë dhe i vështirë nuk mund të përfundojë pa një dialog ku të përfshihen të gjithë aktorët dhe mbi të gjitha pronarët. Po kështu është urgjente që praktikat abuzive të së shkuarës të ndalen dhe ndërtimet e paligjshëm të legalizuar në kurriz të pronarëve të mos legalizohen

Gjonaj: Kuadri i ri ligjor synon ndërtimin e një agjensie unike që mundëson integrimin e të gjitha proceseve që kanë të bëjnë me pronën dhe trajtimin e titujve të pronësisë. Kjo agjenci do integrojë disa institucione brenda saj. Për periudhën tranzitore janë marrë një sërë masash si puna për evidemtimine pasurive të paluajtshme shtetërore në bregdet dhe ato të investimeve strategjike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat