“Shqipëria është e gatshme të marrë mbrapsht të burgosurit në Itali”

Shqipëria

“Shqipëria është e gatshme të marrë mbrapsht të burgosurit në Itali”

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

“Vendet si Shqipëria dhe Rumania janë të gatshme të marrin në burgjet e tyre të burgosurit që ndodhen në burgjet italiane,”-kjo është deklarata e bërë pak orë më parë nga Matteo Salvini, ministri i brendshëm italian, njëkohësisht zëvendës kryeminstër i qeverisë Conte.

Gjatë një interviste televizive përballë gazetarit të RAI, Bruno Vespa,në programin e tij Porta a Porta, Salvini u shpreh se qeveria italiane po impenjohet të kthejë në vendet e tyre të origjinës të gjithë të burgosurit me nënshtetësi të huaj që ndodhen në burgjet italiane.

“Nuk është e mundur që në Itali ka rreth 60 mijë të burgosur, e 1/3 e tyre pra rreth 20 mijë janë shtetas të huaj. Për t’i mbajtur ata, deklaroi ai, shteti italian shpenzon 300 euro në ditë e qeveria italiane po impenjohet që ata ta shlyejnë dënimin në vendet e tyre të origjinës,”-konfirmoi ministri i brendshëm Salvini.

Sipas të dhënave të Ministrisë italiane të Drejtësisë të përditësuara deri më 31 maj të 2018 në burgjet italiane ndodhen aktualisht 58.569 të burgosur të shpërndarë në 190 struktura të vuajtjes se dënimit. 34 % e tyre dhe ekzaktësisht 19.929 janë të burgosur me shtetësi jo italiane.

Të burgosurit shqiptarë renditen të tretit në numër pas të burgosurve me nënshtetësi marokene dhe rumune dhe përbëjnë 12.7% të të burgosurce të huaj në Itali.

“Vendet si Shqipëria dhe Rumania janë të gatshme të marrin në burgjet e tyre të burgosurit që ndodhen në burgjet italiane” është shprehur Ministri Salvini.

Përballë gazetarit të njohur Bruno Vespa, ministri Salvini shprehu vullnetin e qeverisë për të larguar nga territori italian të gjithë qytetarët e huaj që ndodhen në burgjet italiane si dhe mbajtjen e premtimit të kontratës së qeverisë Conte për të shtuar numrin e dëbimit të personave pa leje të rregullt qëndrimi në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat